Ballina Shendeti Kujdes me përdorimin e këtij ilaçi, mund të shkaktojë sterilitet te meshkujt

Kujdes me përdorimin e këtij ilaçi, mund të shkaktojë sterilitet te meshkujt

Siç e dimë, përdorimi i barnave krahas efekteve pozitive ka edhe ato negative.

Rezultati i një studimi të kryer nga një universitet danez ka treguar se përdorimi në masë i ibuprofenit, mund të shkaktojë sterilitet te meshkujt.

Më konkretisht ibuprofeni, shkakton një mbiprodhim të testosteronit, hormoni kryesor mashkullor, gjë e cila bën që testikujt të kenë vështirësi në funksionim dhe për rrjedhojë rrezikohet pjelloria.

Fatmirësisht bëhet fjalë për një gjendje të përkohshme, efektet negative të të cilit zhduken, menjëherë pasi ndërpritet marrja e ilaçit.

Drejtuesi i studimit David Møbjerg Kristensen thotë se përdorimi i ibuprofenit për një kohë të gjatë mund të shkaktojë dëme të parikuperueshme.

Për të arritur në këtë përfundim u mbajtën në studim 31 meshkuj, me moshë nga 18 deri në 35 vjeç.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook