Ballina Kuriozitet Ky është rreziku psikologjik që rrit ndjeshëm mungesa e gjumit

Ky është rreziku psikologjik që rrit ndjeshëm mungesa e gjumit

Një kërkim i ri këshillon se mungesa e gjumit mund të rrisë rrezikun e individëve të preken nga kujtimet e pavërteta. 

Hulumtuesit nga Universiteti i Kalifornisë dhe Universiteti Shtetëror i Miçiganit thanë se ata që nuk flenë mjaftueshëm kanë më tepër gjasa të kujtojnë informacione false, sesa ata që flenë mjaftueshëm. 

Në studim u përfshinë 104 pjesëmarrës, të cilët ishin studentë. Në përfundim të eksperimenteve, u arrit konkluzioni se pesë orë gjumë ose më pak ishin të lidhura me formimin e kujtimeve false. 

Nga ana tjetër, shkencëtarët kanë zbuluar se shtatë orë gjumë janë ideale për trupin dhe se më tepër se tetë orë çojnë në lodhje të organizmit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook