Ballina Magazine Ky është ushqimi që përmirëson stresin, humorin, kujtesën dhe imunitetin

Ky është ushqimi që përmirëson stresin, humorin, kujtesën dhe imunitetin

Çokollata e zezë me përqëndrime të larta të kakaos mund të ketë efekte pozitive në nivelet e stresit, inflamacionit, humorit, kujtesës dhe imunitetit, sipas studimeve të reja.

Studimi tregon se çokollata me një minimum prej 70% kakao, mund të ndihmojë në shëndetin njohës, endokrin dhe kardiovaskular.

Studiuesi kryesor, i cili është dekan i asociuar i i punëve kërkimore, tha se personave që morin pjesë në studim iu dha 48 gramë çokollatë e zezë në fillim të eksperimentit dhe pastaj hëngrën çokollatë çdo dy orë, pasi zgjoheshin nga gjumi për disa ditë.

Testet e gjakut zbuluan se çokollata ndikoi në aktivitetin e gjeneve, rritjen e anti-inflamatorëve dhe rritja e qelizave që luftojnë infeksionin.

Hulumtime të mëtejshme, shqyrtuan se si aktiviteti i trurit reagoi ndaj konsumit të çokollatës së zezë, ku arrit në përfundimin se ndikon pozitivisht në funksionin e trurit, siç është funksioni njohës dhe kreativiteti, edhe dy orë pas ngrënies së saj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook