Ballina Shendeti Ky medikament shumë i përhapur shkakton infertilitet tek meshkujt

Ky medikament shumë i përhapur shkakton infertilitet tek meshkujt

Një studim zbuloi se ibuprofeni, një nga medikamentet më të përdorur për qetësimin e dhimbjeve, mund të shkaktojë infertilitet tek meshkujt.

Për këtë studim të publikuar në gazetën “Proceedings of the National Academy of Sciences”, studiuesit nga Danimarka vëzhguan meshkujt e moshës 18 deri në 35 vjeç të cilët nuk kishin probleme me fertilitetin deri në momentin që nuk ishte zhvilluar ende studimi.

Studiuesit zbuluan se vetëm për 2 javë, djemtë që konsumuan 600 mg ibuprofen (rreth 3 pilula) në ditë kishin më shumë shanse të shfaqnin një çrregullim hormonal i cili shkaktonte rënien e nivelit të testosteronit dhe limitonte prodhimin e spermatozoidëve.

Ata zbuluan se dy javët e para pas fillimit të studimit, meshkujt pësuan rënie të nivelit të hormoneve seksuale ku përfshihej dhe rënia prej 18% e nivelit të testosteronit. Teksa studimi vazhdonte të përparonte, nivelet e hormoneve seksuale vazhduan të zvogëloheshin në nivele alarmante.

Studimi zgjati vetëm 44 ditë por edhe gjatë kësaj kohe studiuesit vunë re se përdorimi afatgjatë i ibuprofenës mund të shkaktojë infertilitet tek meshkujt.
Dr. Richard Quinton nga Newcastle University tha për gazetën “The Telegraph” se ky studim është një provë konkrete për dëmet që mund të shkaktojnë medikamentet dhe qetësuesit që merren pa rekomandimin e mjekut.

Ndërsa Dr. Kevin Mc Eleny ka rezervime në lidhje me konkluzionin e nxjerrë nga studimi, pasi sipas tij studimi nuk provon nëse ibuprofeni e dëmton fertilitetin e meshkujve për një kohë afatgjatë apo për vetëm për një periudhë të shkurtër, por gjithsesi ai pranon se këto zbulime kanë vlerë shkencore dhe kanë nevojë për studime të mëtejshme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook