Ballina Kryesore Mos e blini bukën të prerë sapo ka dalë nga furra, ja...

Mos e blini bukën të prerë sapo ka dalë nga furra, ja arsyet

Prerja e bukës që në furrë është një element që na kursen pak kohë në shtëpi, madje shmangim edhe mundësinë të të bërit pis ambientim duke e prerë vetë.

Por ka një të vërtetë që flet mbi gabimin që bëjmë nëse e marrim bukën të prerë sapo ka dalë nga furra.

Buka është pjekur në 230-260 gradë Celcius, ka temperaturë tepër të lartë ndaj nuk duhet absolutisht të pritet në ato momente.

Kjo pasi sharrat e thikave prerëse në temperatura të larta lëshojnë okside që përfundojnë në produkt dhe rrjedhimisht edhe në organizmin e konsumatorit.

Subjektet që prodhojnë dhe tregtojnë bukë duhet të sigurohen që pas daljes nga furra buka të arrijë temperaturën e ambientit dhe vetëm pas këtij momenti ajo të pritet.

Nga ana tjetër, përveç pasojave në shëndet, edhe konsumatori vetë nuk dëshiron të marrë një produkt i cili gjatë prerjes më shumë ngjan si sfungjer sesa si bukë për konsum, pavarsisht dëshirës për ta marrë të ngrohtë apo shpejt.