Ballina Shendeti Mos i neglizhoni. Cilat ushqime përmirësojnë shikimin

Mos i neglizhoni. Cilat ushqime përmirësojnë shikimin

Specat e kuq gogozhare

Specat e kuq sigurojnë shumë vitaminë C, një lëndë ushqyese kjo e mirë për enët e gjakut në sy. Studimet kanë treguar se ajo mund të ulë rrezikun për zhvillimin e katarakteve. Vitamina C gjendet gjithashtu në disa perime dhe fruta, si lulelakër, papaja dhe luleshtrydhe. Specat janë të pasur gjithashtu me vitaminat A dhe E, po ashtu shumë të rëndësishme për sytë.

Farat e lulediellit dhe frutat e thata

Një grusht me këto fara ose bajame siguron gjysmën e dozës së vitaminës E që duhet të marrin të rriturit çdo ditë. Një studim ka zbuluar se vitamina E, së bashku me lëndë të tjera ushqyese, mund të parandalojë përkeqësimin e degjenerimit makular të lidhur me moshën. Mund të parandalojë edhe kataraktin. Fistikët, kikirikët dhe gjalpi i kikirikut janë gjithashtu burime të mira të vitaminës E.

Perimet jeshile

Spinaqi, kale dhe sallata jeshile janë të pasura me vitaminat C dhe E. Këto perime kanë në përmbajtje të lartë edhe karotenoidet si lutein dhe zeaksantin. Këto forma me bazë bimore të vitaminës A ulin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të syrit që lidhen me moshën, si kataraktet apo degjenerimi makular i lidhur me moshën.

Salmoni

Retinat kanë nevojë për dy llojet e acideve yndyrore omega 3 që të funksionojnë siç duhet: DHA dhe EPA. Mund t’i gjeni të dyja këto tek salmoni, tuna apo trofta, si dhe tek produkte ë tjera të detit. Këto lëndë ushqyese mbrojnë shikimin nga sëmundje të tilla si glaukoma apo degjenerimi makular i lidhur me moshën.

Patatet e ëmbla

Frutat dhe perimet në ngjyrë portokalli – si patatet e ëmbla, karota, mango, pjepri dhe kajsitë – janë të pasura në beta-karoten, një formë e vitaminës A që mbron shikimin dhe ju ndihmon të keni një shikim më të mprehtë gjatë natës. Një patate e ëmbël siguron gjithashtu më shumë se gjysmën e dozës së vitaminës C që ju nevojitet çdo ditë dhe pak vitaminë shkruan Shëndeti.

LEXO EDHE:  Njihuni me 7 ushqimet që ushqejnë trurin, veprojnë kundër kancerit dhe diabetit

Mishi pa dhjamë dhe gjel deti

Zinku ndihmon në kalimin e vitaminës A nga mëlçia në retinë, ku përdoret për të prodhuar pigmentin mbrojtës melaninë. Gocat e detit janë ndër ushqimet më të pasura me zink, megjithatë mund ta përfitoni këtë mineral edhe duke konsumuar produkte të tjera si: mish pule, mish viçi, mish derri ej. Preferoni një dietë vegjetariane, me pak yndyra dhe të lartë në fibra për të mbajtur shikimin të mprehtë dhe parandaluar zhvillimin e sëmundjeve të syve të lidhura me moshën? Bizelet, fasulet, thjerrëzat gjithashtu janë të pasura në zink.

Vezët

Ato janë një burim i mirë mineralesh dhe vitaminash: Një prej këtyre mineraleve është zinku, i cili ndihmon trupin të përdorë luteinën dhe zeaksantin nga e verdha e vezës. Ngjyra e verdhë në të portokall e këtyre përbërësve parandalojnë dëmtimin e retinës nga dritat blu të dëmshme. Ata ndihmojnë gjithashtu në shtimin e pigmentit mbrojtës tek ajo pjesë e syrit që kontrollon vizionin qendror.

Kungulli

Trupi nuk mund t’i prodhojë vetë luteinën dhe zeaksantin, prandaj mund t’i merrni nga produkte bimore dhe shtazore të pasura me këto lëndë ushqyese. Kungulli është një prej këtyre produkteve. Ai është i pasura gjithashtu me vitaminë C dhe zink.

Brokoli dhe lakrat e Brukselit

Këto perime janë të pasura me një sërë lëndësh ushqyese si: Vitaminë A (lutein, zeaksantin dhe beta-karoten), vitaminë C dhe E. Të gjitha këto antioksidues mbrojnë qelizat në sy nga radikalet e lira.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook