Ballina Magazine Mrekullitë e qepës për trupin tonë

Mrekullitë e qepës për trupin tonë

Qepët janë përdorur për trajtimin e një numri të lartë shqetësimesh shëndetësore.

Kjo pasi vetitë e tyre antimikrobiale dhe antiseptike, janë veçanërisht të mira për të luftuar sëmundjet e zakonshme, si infeksionet e veshit dhe plagët e vogla.

Infeksionet e veshit: Për të kuruar infeksionet e veshit, prisni qepët imët dhe i vendosninë një napë të palosur në dysh.

E vendosni napën sipër veshit që ju dhëmb, duke e fiksuar me një fashë, leckë apo kapelë të rehatshme.

E mbani deri në 12 orë dhe e zëvendësoni me qepë të freskëta, sipas nevojës.

Temperaturën e lartë: Temperatura e lartë mund të luftohet, duke vendosur feta qepë në tabanin e këmbëve. Vishni sipër çorape të ngrohta dhe i mbani gjatë natës, për të ndihmuar në largimin e toksinave nga trupi.

Eviton të përzierat: Merrni një qepë të madhe e prisni imët dhe shtrydhni lëngun nëpërmjet një nape. E vendosni në napë qepën e copëtuar dhe e shtypni në mënyrë që të dalë lëngu prej saj.

Pastaj, përgatisni një filxhan çaj mente dhe e lini të ftohet. I hidhni 2 lugë çaji lëng qepe dhe prisni 5 minuta. Pini çajin dhe do të vini re që simptomat tuaja do të largohen brenda 15-20 minuta.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook