Ballina Shendeti A mund të luftojë vera depresionin, zbulojeni tani

A mund të luftojë vera depresionin, zbulojeni tani

Pavarësisht se alkooli konsiderohet si depresant, sipas një studimi të fundit vera mund të lehtësojë problemet e shëndetit mendor.

Përbërësit që gjenden tek farat e rrushit përmirësojnë ndjeshëm depresionin, zbuloi një studim.

Studiuesit besojnë se këto përbërës, funksionojnë duke lehtësuar inflamacionet dhe duke përmirësuar transmetimin e sinjaleve në tru.

Ky studim u krye mbi disa kavie laboratori, të cilat për 10 minuta vendoseshin në situata stresante dhe më pas për t’i qetësuar trajtoheshin me polifenol, substancë që gjendet tek farat e rrushit.

Studiuesit thanë se zbulimi i këtyre substancave të reja tek farat e rrushit janë një nga mënyrat më efektive për të trajtuar njerëzit që preken nga depresioni dhe ankthi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook