Ballina Shendeti Mungesa e gjumit rrit rrezikun e vdekjes

Mungesa e gjumit rrit rrezikun e vdekjes

Sëmundjet e enëve të gjakut që furnizojnë zemrën dhe trurit janë shkaqet kryesore të vdekjes.

Sipas një studimi të fundit gjumi i pakët mund të rrisë rrezikun e këtyre sëmundjeve. Hulumtuesit në Universitetin Stanford morën në studim 1,300 individë duke përdorur të dhënat e vdekjeve nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Indeksi Kombëtar i Vdekjes.

Ata zbuluan se individët të cilët kishin tre ose më shumë faktorë të rrezikut metabolik dhe flinin më pak se gjashtë orë gjumë natën ishin dy herë më shumë të rrezikuar ndaj sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru se sa njerëzit që kishin të sëmundje të ngjashme por që flinin më shumë se gjashtë orë.

Gjithashtu presioni i lartë i gjakut dhe niveli i sheqerit ishin të lidhura ngushtë me këtë rritjen e rrezikut të vdekjes.

Pasojat e mungesës së gjumit 

Vlerat e gjumit njihen nga të gjithë që prej kohesh. Të flesh mirë do të thotë të jesh i shëndetshëm, e kundërta mund të sjelle probleme tek trupi dhe mendja juaj.

Gjumi të cilin ne zakonisht e neglizhojmë për arsye të ndryshme ka pasoja të shumta tek shëndeti jonë. Në fakt ai mund të jetë edhe më i rrezikshëm nga sa mund të mendohet.

Të flesh më pak të bën të hash më shumë

Mungesa e gjumit shton oreksin dhe ne kemi tendence të konsumojmë më tepër ushqim kalorik. Kjo ka të beje me funksionimin e trurit, por që mund të shtoje mundësitë për të shtuar peshë.

Neglizhimi i gjumit sjell diabet, sëmundje kardiovaskulare dhe kancer

Të mos flesh mjaftueshëm mund të çekuilibroje metabolizmin glucidik i cili me pas sjell diabet. Nga ana tjetër kur gjumi neglizhohet rriten me 48% mundësitë për sëmundje kardiovaskulare. Kanceri i zorrës se trashë gjithashtu ka 50% mundësi më shumë të shfaqet si pasojë e mungesës se gjumit. Tek femrat ka prioritet të shfaqet kanceri i gjirit sipas një studimi japonez.

Mungesa e gjumit sjell çrregullime psikike dhe psikologjike

Mungesa e gjumit është e barabarte me mungesën e optimizmit dhe me humorin e keq. Nga ana tjetër kjo mungese mund të shkaktojë edhe probleme me kujtesën.

Një tjetër pikë që nuk duhet neglizhuar është edhe pamja fizike e cila degradohet pak nga pak. Flini 7-8 orë në darkë. Kini parasysh gjithashtu që gjumi i natës nuk mund të zëvendësohet kurrë gjatë ditës.

Qosja: Pse nuk pranoj dekoratën e këtij regjimi

Aksidenti fatal në Shkodër/ Rritet bilanci i viktimave, humb jetën babai dhe dy vajzat

Aksident fatal në Shkodër, humb jetën babai dhe foshnja 8 muajshe

Arrestohen dy shqiptarët, kapen në kufi me 161 kilogramë drogë (Foto)

Tërbohet sërish moti, ja çfarë na pret javën e ardhshme

Deputeti i PD publikon dokumentat/ Rama do të prishë TK që të fshehë provat e krimit që ka bërë në 99-ën (Foto)

U arrestua nga policia shqiptare, hakeri 25-vjeçar për 60 ditë do të ekstradohet në SHBA ose…

Krim i rëndë në familje/ Sherr me thika mes vëllezërve në Tiranë, një i plagosur (Emri)

I bëri “cirk” policisë nga Tirana në Fushë-Krujë, ja kush është i shumëkërkuari i arrestuar (Emri)

EMRI/ Pranga për hajdutin e makinave, kush është 45-vjeçari nga Durrësi

Artikulli paraprakZgjedhjet – PD dorëzon në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhje
Artikulli tjetërDrejtorët teknikë të PD/ Zbulohet emri i parë, emërohet tek Burgjet. Ka arrestuar babain e Saimir Tahirit