Ballina Shendeti Ndiheni të fryrë dhe nuk mund të dobësoheni? Provoni dietën me akullore

Ndiheni të fryrë dhe nuk mund të dobësoheni? Provoni dietën me akullore

SHPËRNDAJE

Akullorja na shëndosh, epo jo përherë pasi ajo edhe na dobëson dhe që të gjithë e kemi menduar të paktën një herë “Mund të ha akullore sa të dua dhe të humb peshë?”. Dieta nuk është e këtij lloji ama ju lejon të hani sasi të caktuara të akullores gjatë ditës suaj.

Dieta me akullore është dietë prej rreth 1.250 kalorish e cila ju mundëson që çdo ditë të hani akullore, vazhdimisht të humbni në peshë, por duhet të keni kujdes në porcionet e mëdha. Femrat në dietë mund të hanë një pjatë me akullore në ditë, ndërsa meshkujve u lejohet madje një pjatë e gjysmë. Po ashtu rekomandohet që të hani akullore me përqindje të ulët të yndyrës e cila ka 125 ose më pak kalori për shujtë, respektivisht në një porcion.

Shembulli i parë i menysë

Kafjalli: një filxhan me drithëra me një lugë sheqer, një filxhan boronica dhe një filxhan qumësht me yndyrë;

Dreka: Sandviç me një copë bukë integrale, një fletë e sallatës së gjelbër dhe 75 gramë tunë. Sipas dëshirës shtoni edhe copa të domates si dhe borzilok të bluar;

Messhujta: një filxhan qumësht pa yndyrë dhe një pemë;

Darka: një copë e madhe e picës me djathë dhe sallata mikse;

Deserti: Një pjatë akullore.

Shembulli i dytë i menysë

Kafjalli: 75 gr. djathë i ri, 2 tosta prej bukës integrale, 1 portokall, një filxhan çaji;

Dreka: gjoks pule në skarë (150 gr.), një copë buke integrale, sallatë e madhe nga perimet sezonale.

Messhujta: shake nga 2.5 dl kefir të shtëpisë (ose jogurt) dhe gjysmë filxhani mjedra ose dredhëza ose boronica (me një fjalë – fruta mali të cilat i keni);

Darka: 200 gr kërpudha të pjekura në teflon, 25 gr proshutë, një filxhan me perime të përziera të përgatitura në avull (karfiol, karotë, borani e re, bizele…) dhe 1 domate si sallatë;

Deserti: një pjatë akullore

Kështu, do të mund të hani akullore çdo ditë, ndërsa menyja e balancuar mirë do t’ju mundësojë që të mbani nën kontroll kaloritë.

Pjesa e dytë e dietës me akullore përfshin aktivitetin fizik (të paktën 30 minuta shëtitje të shpejtë çdo ditë), edhe pse kjo rekomandohet pavarësisht asaj se cilën dietë e përdorni.

Kur jeni në dietën me akullore, ju këshillojmë që të hani ushqime të ndryshme ushqyese, të cilat janë të pasura me fibrat, së bashku me pemët, perimet dhe gjithsesi me porcionin ditor të akullores.

Mund të hani akullore të llojeve të ndryshme, edhe pse më së miri është që t’u përmbaheni akulloreve të shëndetshme të shtëpisë, tek të cilat edhe mund të kontrolloni sasinë e kalorive kur i bëni.

Comments

comments

SHPËRNDAJE

“Vendimin do e marrim me popullin”, LSI i përvishet Ballës: Zgjidhja për importin e plehrave është …

Paralajmërimi i fortë i Trump: Nëse s’kemi rrugëdalje, shkatërrojmë totalisht Korenë e Veriut

Ambasada e SHBA ka një super lajm për shqiptarët: Mos e humbisni këtë mundësi!

VIDEO/ Fjalimi frymëzues i Ben Blushit që mediat shqiptare nuk e transmetuan kurrë

Bes Kallaku turpëron Ermal Mamaqin: Zarfin tënd për dasmën ende nuk e kam gjetur…(FOTO)

VIDEO/ “Kaubojsi” feston 42-vjetorin: Kam një dedikim për mamin, gruan dhe fëmijët…

Topalli paralajmëron Bashën: Ti të fyen inteligjencën, Jozefina nuk bën hapa prapa!

Basha flet prerazi: Marrëveshja me Ramën ka vdekur me kohë

Kapet kamion me drogë në portin e Vlorës, kishte destinacion Italinë

FOTO/ “Pijanec që shitej për një boçe raki”, ky është gazetari që po shan hapur Dritëro Agollin

Artikulli paraprakAkademia e Shkencave/ Vasili i përvishet Ramës: Inkuizicioni financiar i kryeministrit, pjellë e padijes
Artikulli tjetërRaporti/ Berisha: Pse Shqipëria renditet ndër vendet me plazhet më të pista