Ballina Kryesore Në dukje të shëndetshme, por ja sa të rrezikshme janë këto ushqime

Në dukje të shëndetshme, por ja sa të rrezikshme janë këto ushqime

Kur zgjidhni ushqimet në supermarket, sigurohuni që të zgjidhni te duhurat. Blini gjërat e dobishme për ju, familjen tuaj dhe ç’është më e rëndësishmja për shëndetin tuaj.

Por sipas studimeve të fundit është zbuluar se, edhe ushqimet më të nevojshme që ne blejmë janë të rrezikshme.

Marulja
Sipas statistikave të fundit, marulja është një nga ushqimet më të rrezikshme që hamë, për shkak se në shumë raste dhe na helmon. Pra nëse keni vendosur të hani marule, sigurohuni që ta lani fillimisht, ndryshe do të helmoheni.

Veza
Infeksioni i salmonelës vjen nga ushqimi që ne konsumojmë, edhe veza mund të jetë një rrezik i madh. Ne të gjithë hamë vezë, por nuk e dimë se sa të rrezikshme janë ato.

Pula
Mjafton vetëm një pikë lëng nga mishi i pulës, që mund të jetë i prishur ose i prekur nga bakteri, Campylobacter dhe menjëherë dikush mund të infektohet. Ky bakter shkakton probleme të mëdha të gastritit. Pasi prekni mishin e pulës, të papërpunuar, sigurohuni që t’i lani duart shpejt, ndryshe mund të infektoheni rëndë.

Peshku në frigorifer
Kur një peshk, ruhet në mënyrë të gabuar në frigorifer, ai është i rrezikshëm. Ju mund ta keni blerë të paketuar në market, por përsëri ai do t’ju dëmtojë nëse nuk e fusni në ngrirje. Nëse e hani në këtë mënyrë peshkun, do të sëmureni, do të keni skuqje të lëkurës, të vjella, diarre, rrahje të forta të zemrës dhe humbje shikimi. Prandaj dritare.net ju sugjeron të jeni të kujdesshëm për mënyrën se si e ruani ushqimin që blini.

Lëreni qumështin, blini djathë të bardhë
Te djathi nuk ka kimikate toksike, por në fazën e prodhimit, kur merret qumështi mikroorganizmat patogjenë që gjenden aty, mund edhe t’ju helmojnë. Nëse qumështi është i papastër, ju rrezikoheni të sëmureni rëndë. Prandaj duhet të blini vetëm djathë të bardhë.

LEXO EDHE:  Gabimet më të zakonshme që të gjithë bëjmë gjatë gatimit të mishit

Salsiçe dhe produktet e mishit
Sipas studimeve të fundit, rreth 12% e sallameve dhe produkteve të tjera të mishit janë të infektuara nga bakteri, E.coli, salmonela apo edhe baktere të tjera. Nëse ju prekeni nga listerioza, sëmundje e rrezikshme, rrezikoni të vdisni. Kjo sëmundje prek shumë të moshuarit, të porsalindurit dhe gratë shtatzëna. Prandaj dritare.net ju këshillon të bëni kujdes me sallamet apo produkte të tjera që hani, mund t’ju marrin edhe jetën. Ne nuk po ju themi të mos i konsumoni. I konsumoni, por në cilësinë e duhur.

Mishi
Mishin që e blini në vende të ndryshme, supermarkete, apo te kasapi, mund edhe të jetë i rrezikshëm. Ekspertët kanë gjetur mbetjet e barnave antimikrobiale, E. coli, salmonelës dhe listerisë në mishin e terrenit. Është më mirë ta bëni copa të holla mishin dhe ta skuqni mirë, këshillon dritare.net

Frutat e detit
Shkeljet e standardeve sanitare gjatë prodhimit, janë të mëdha. Ju duhet të hani vetëm ushqim deti të ngrirë në akull.

Pijet e gazuara
Edhe pijet e gazuara janë shumë të rrezikshme për shëndeti. Ju duhet të bëni shumë kujdes me to.