Ballina Magazine Nëse keni një Aloe Vera në shtëpi filloni ta ngrini, do të...

Nëse keni një Aloe Vera në shtëpi filloni ta ngrini, do të keni këto përfitime

Shumë njerëz kanë një Aloe Vera në shtëpinë e tyre dhe sot do t’iu mësojmë sesi mund të përfitojmë kur e ngrijmë atë.

Duke e ngrirë aloen, ju mund ti ruani për një kohë të gjatë vlerat e saj dhe mund ti përdorni për shumë qëllime mjekësore, madje edhe për ndihmën e parë.

Për të ngrirë aloe veran, ju duhet t’i kushtoni vëmendje vetëm rekomandimeve dhe udhëzimeve të mëposhtme.

Do ju duhet:

  1. Një fletë e madhe aloe vera
  2. Një frigorifer për të bërë kube akulli
  3. Një thikë
  4. 1 Lugë

Përgatitja:

  1. Do të merrni gjethen e aloes dhe do ta lani mirë. Me ndihmën e një thike do ti hiqni cipën e sipërme.
  2. Do të merrni xhelin dhe do ta vendosni tek format e akullit.
  3. Rregullojini mirë me duar.
  4. Pas kësaj e vendosni në frigorifer për ti ngrirë për 24 orë.
  5. Nëse dëshironi të rrisni efikasitetin e kësaj bime, mund të shtoni disa pika lëng limoni në çdo aloe vera.

Disa nga përdorimet e kësaj janë:

  • -Në rast të djegieve. Kaloni një aloe vera në zonën e prekur menjëherë pas djegies.
  • – Për të kuruar flluskat e shkaktuara nga këpucët.
  • -Për të luftuar aknet.
  • – Përdorni një kub të aloe vera për të bërë maska ​​shtëpie. Në këtë rast, lini një aloe vera në një enë derisa të shkrihet dhe pastaj përzieni atë me përbërësit që keni zgjedhur.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook