Ballina Receta Nëse po përpiqeni të dobësoheni, ju vjen në ndihmë kjo sallatë me...

Nëse po përpiqeni të dobësoheni, ju vjen në ndihmë kjo sallatë me fruta

Kjo sallatë tropikale është perfekte ta konsumoni për mëngjes, nëse po përpiqeni të humbisni peshë.

Qitrot janë një nga ushqimet më të mira për të humbur peshë. Kanë gjithashtu përqindjen më të lartë të ujit se çdo frut tjetër, rreth 90% e peshës është ujë. Qitrot janë të tejmbushura me vitaminë C, ndërsa bananet të pasura me potasium.

Përfundimisht kjo sallatë me mjaltë, qitro dhe banane është zgjedhja juaj perfekte ,nëse po përpiqeni të humbisni peshë. Ju ngop dhe parandalon që të mos hani më shumë sesa ju duhet.

Sallata me mjaltë, banane dhe qitro (për tre persona)

Përbërësit:

  • 2 filxhan me feta qitrosh të prera
  • 1 banane (e prerë)
  • 1 lugë me mente të prerë
  • 1 lugë me mjaltë

Përgatitja:

Është shumë e thjeshtë, mjafton të përzieni të gjithë përbërësit bashkë dhe servirini në një tas.

Vlerat ushyese të sallatës:

  • Kalori: 122
  • Yndyrna: 0.4 gr
  • Proteina: 1.5 gr
  • Karbohidrate: 31.3 gr
  • Fibra: 3.4 gr
  • Hekur: 0.6 mg
  • Sodium: 2 mg
  • Kalcium: 26 mg

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook