Ballina Kryesore Nga ndryshim i zërit tek problemet me frymëmarrjen, ja simptomat e kancerit...

Nga ndryshim i zërit tek problemet me frymëmarrjen, ja simptomat e kancerit të fytit që nuk duhet t’i anashkaloni

Kanceri i fytit, ndryshe i njohur si kanceri laringal, është më shpesh i zakonshëm te personat mbi moshën 60 vjeç.

Por, gjëja më e rëndësishme që duhet pasur parasysh rreth këtij kanceri është se simptomat mund të jenë të ngjashme me ato të gripit.

Ekspertët shëndetësorë thonë se këto janë simptomat e kancerit të fytit, të cilat asnjëherë nuk duhet t’i anashkaloni:

– Ndryshimet në zë
– Dhimbjet gjatë gëlltitjes apo probleme me gëlltitje
– Ënjtje apo gungë në qafë
– Koll i cili zgjatë për kohë të gjatë
– Fyt i tharë apo dhimbje veshi
– Në raste të ndryshme edhe probleme me frymëmarrje

Shkaktari i kancerit të fytit nuk dihet saktë, ndonëse ka disa faktorë të stilit të jetesës që jua rrisin rreziqet për ta zhvilluar këtë sëmundje.

P.sh., pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit, historia familjare me kancer të kokës apo qafës, kequshqyerja, ekspozimi ndaj kimikateve të caktuara, etj., të gjitha këto ndikojnë në rritjen e rrezikut për ta pasur këtë sëmundje. Ekspertët thonë se nëse i vëreni simptomat, menjëherë shkoni te doktori.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook