Ballina Shendeti Nuk ka rëndësi sa i pasur je, sekreti i lumturisë qëndron te...

Nuk ka rëndësi sa i pasur je, sekreti i lumturisë qëndron te seksi dhe gjumi

Studimi i ri nga Qendra Kombëtare Britanike për Hulumtime Sociale tregon se seksi dhe gjumi janë më të rëndësishmit për lumturinë dhe mirëqenien, dhe se paratë nuk kanë të bëjnë fare me lumturinë.

Studimi, në të cilin morën pjesë 8,250 britanikë, ka treguar se rritja në të ardhurat personale ka vetëm një ndikim të vogël në lumturi, dhe se gjumi cilësor dhe jeta seksuale janë të lidhur ngushtë me lumturinë dhe prosperitetin.

Njerëzit të cilët gjatë këtij studimi fjetën mirë kishin 15 pikë më shumë në indeksin e lumturisë sesa ata që kishin gjumë të keq. Njerëzit të cilët ishin të pakënaqur me jetën e tyre seksuale i kishin 7 pikë më pak se ata që kishin një jetë seksuale cilësore. Për ata të ardhurat e të cilëve ishin rritur papritur me 50%, indeksi i lumturisë ishte rritur me vetëm dy pikë.

Faktorët që ishin gjithashtu më të rëndësishëm për lumturinë sesa të ardhurat janë: jeta në një shoqëri të fortë, siguria e vendit të punës dhe shëndeti i të afërmve të ngushtë.

Hulumtimi gjithashtu tregoi se njerëzit më të pjekur janë më të lumtur se të rinjtë, ndërsa më të lumturit janë njerëzit me fëmijë të vegjël. Personat në të tridhjetat dhe të dyzetat e tyre që nuk kishin fëmijë ishin më së paku të lumtur.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook



Punonin si prostituta në lokalin e natës, ndalohen nga policia 8 shqiptare dhe 3 serbe

Meta pret trupin diplomatik në Tiranë: Integrimi në BE, do të ishte një ngjarje historike…

FOTO/ 23 vjeç dhe aksioner në 2 kompani, kjo është “bisha” e bardhë e djalit të Vangjush Dakos

Kryeministri Rama jep lajmin e mirë për qytetin e Kukësit, ja për çfarë bëhet fjalë

“Pse më ngacmove motrën”, shqiptari vret bashkëatdhetarin, gjykata…

Policia jep detaje rreth arrestimit të Gazmir Xhurxhit, mori 17 milionë duke…

HARTA/ Publikohet lista me “100 Fshatrat Turistike”, spikat Lazarati

Ndahet nga jeta Jonuz Musliu, Meta shpreh ngushëllime

Ndarja nga jeta e komandanti të njohur kosovar, Luan Rama ngushëllime familjarëve

Bënte kërdinë duke vjedhur, arrestohet “skifteri” në Berat

Artikulli paraprakDhunë ndaj këngëtares shqiptare, futbollisti turk shpallet i pafajshëm
Artikulli tjetërDhurata dhe shkëmbime unazash, çfarë po ndodh me Mozzik