Ballina Kuriozitet Nxirret nga helmi i kërmillit, ky është qetësuesi më i fuqishëm se...

Nxirret nga helmi i kërmillit, ky është qetësuesi më i fuqishëm se morfina

Helmi kërmillit përmban një qetësues 100 më të fortë se morfina dhe punon në doza shumë më të ulëta pa krijuar varësi ndaj saj.

Prialt është një qetësues i fuqishëm i cili përdoret kur morfina nuk jep më efekt.

Ajo bazohet tek një përbërës që gjendet tek helmi i kërminjve të detit e cila quhet konus magus dhe i takon grupit të konëve.

Kërmilli përdor helmin për të paralizuar peshkun para se ta kafshojë. Ky helm përbëhet nga qindra peptide (elementë) të ndryshëm.

Peptidet janë vargje të shkurtër të aminoacideve që formojnë proteina.  Pjesë më e madhe e peptideve janë të dëmshme për njerëzit.

Por një peptide i veçantë në helm mund të reduktojë dhimbjen ndjeshëm. Prialt mund të përdoret në kushte ekstreme të dhimbjeve të forta. Sepse ka një problem të madh me ilaçin ngaqë nuk e kalon  barrierën gjak-tru. Barriera gjak-tru është një membranë shumë selektive. Ajo parandalon shumë përbërje të gjakut të futen në tru.

Por nëse Prialt nuk depërton në tru, ai nuk e lehtëson dhimbjen. Në këtë pikë, ilaçi mundet vetëm të dërgohet nëpërmjet një injeksioni në shtyllën kurriore.

Shkëncëtarët po shohin për një mundësi më të lehtë. Duke përdorur strategjinë ‚Kali i Trojes‘. Ata vendosën peptide tek një transportues. Kjo është një enë e vogël që formohet nga proteinat e gjetura tek virusi. Pastaj kalojnë në barrierën gjak-tru.

Një peptid penetrues qelizash, mund të presë të gjitha llojet e membranave duke përdorur barrierën shumë selektive gjak-tru. Po punohet që ky përbërës shumë shpejt të jetë në formën e pilulave që të mund t’i gëlltisni. Këto zbulime mund të çojnë në terapi të reja për trajtimin e dhimbjeve dhe të reduktojë përdorimin e morfinës e cila i bën njerëzit e varur si dhe shkakton një sërë efektet të rrezikshme anësore.

LEXO EDHE:  FOTO/ Anëtarja e Kryesisë së LSI tallet keq me Spartak Brahon, ja ç'shkruan

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook