Ballina Shendeti OBSH jep alarmin: Po shtohen masivisht rastet e problemeve me shikimin

OBSH jep alarmin: Po shtohen masivisht rastet e problemeve me shikimin

Numri i personave që humbasin shikimin nga viti në vit po vjen në rritje.

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron se aktualisht numërohen 39 milionë persona të verbër dhe 246 milionë kanë dëmtim të shikimit.

Mjekët okulistë thonë se humbja e shikimit mund të evitohet në 80% të rasteve.

Kontrolli i detyruar i syve për fëmijët që shkojnë në klasë të parë ka nxjerrë në pah dhjetëra raste që kanë nevojë të trajtohen.

Për të parandaluar humbjen e shikimit, mjekët apelojnë që krahas kontrollit në vegjëli, kontrolle të herë pas heshme duhet të bëjnë personat diabetikë dhe pas moshës 40-vjeç të gjithë duhet të shkojnë tek okulisti, pa ndjerë shqetësime.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook