Ballina Magazine Përdorimet e tjera të pudrës së bebes që nuk i keni ditur...

Përdorimet e tjera të pudrës së bebes që nuk i keni ditur më parë

Pudrën e bebit mund ta përdorni jo vetëm për foshnjet apo këmbët e djersitura.

Me siguri nuk e keni ditur më parë, por pudra e bebit mund të përdoret edhe për një sërë funksionesh të tjera.

Njihuni me përdorimet e saj:

-Për qerpikë më të gjatë!
Nëse dëshironi të keni qerpikë më të gjatë dhe voluminozë aplikoni me anë të një pambuku apo furçeje pak pudër bebi dhe do të shihni ndryshim në fare pak kohë.

Shampo e thatë 
Nëse keni flokë me yndyrë aplikoni pak pluhur bebeje në rrënjë me një masazh të lehtë! 

Shërben gjithashtu për kafshët tuaja
Qenit apo maces tuaj i bien qimet? Aplikoni pudër bebesh dhe masazhojini me anë të gishtërinjve apo një furçeje. Do të vini re shumë ndryshime!

Mirupafshim njollave të vajit ​​
Vendosni pak pudër bebesh në pjesën ku rroba është me njollë dhe e lini të qëndrojë për pak kohë, në mënyrë që vaji ta përthithë. Lani rrobat si gjithmonë dhe do të shihni që njollat do të jenë zhdukur!

Jepini freski çarçafëve
Përveç aromës, pudra e bebeve ofron dhe freskinë që i nevojitet ditëve të nxehta. Hidhni pak në çarçafët tuaj dhe do të shijoni një gjumë të qetë.

Depilimi 
Pudra e bebes lehtëson lëkurën pas depilimit si dhe heq dyllin e mbetur në të!

Neutralizon aromat
Ndihmon në neutralizimin e aromave të pakëndshme. Përhapeni në pjesën e shtëpisë ku dëshironi dhe e lini të thahet. Më pas hiqeni me fshesën e korentit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook