Ballina Shendeti Plazhet e ndotura, ja zonat ku nuk rekomandohet të laheni gjatë verës

Plazhet e ndotura, ja zonat ku nuk rekomandohet të laheni gjatë verës

SHPËRNDAJE


Në fillim të sezonit turistik, Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka bërë publike raportin e monitorimit  të cilësisë së ujërave, ku në 102 pika monitorimi 97 prej tyre rezultojnë të kenë cilësi shumë të mirë  të ujit dhe vetëm dy pika në Durrës nuk duhet të frekuentohen nga pushuesit dhe në tre të tjera ka përmirësim nga një vit më parë

“Në plazhin e Durrësit, me 21 pika monitorimi, kemi përkeqësim në dy pika, në plazhin e Zhironit. Në plazhin e Vlorës me 10 pika monitorimi. Në vitin 2016, plazhi i Marinës është një nga pikat e monitorimit dhe ka rezultuar me një cilësi të keqe, por këtë vit është përmirësuar, duke kaluar në një cilësi të mirë, të moderuar”, shprehet Julian Beqiri, drejtor i AKM.


“Pushteti lokal nuk ka marrë masa aq sa mund të marrë një biznes privat. E para, nuk kemi qendra informacioni dhe unë nuk e kuptoj se pse disa kryetarë bashkisë nuk ndajnë këtë informacion me pushuesit”, shprehet Beqiri.

Sipas Agjencisë,duhet dhe shumë punë në mirmenaxhimin e plazheve pasi në shumë plazhe publik lë për të dëshiruar cilësia e rërës dhe mungojnë koshat e mbeturinave.  

 

Comments

comments