Ballina Shendeti Pse zgjoheni në mëngjes të lodhur? Ja arsyet

Pse zgjoheni në mëngjes të lodhur? Ja arsyet

Një ditë e mirë nuk duket që në mëngjes, por që në momentin që shtrihemi për të fjetur. Cilësia e gjumit ndikon në produktivitetin dhe humorin tonë dhe sapo hapim sytë në mëngjes mund të dallojmë nëse një ditë do të jetë e mirë apo jo.

Nëse prej kohësh zgjoheni të lodhur, duhet të lexoni arsyet e mëposhtme. Njëra prej tyre mund të jetë duke ju shteruar energjitë gjatë natës.

-Një nga shkaqet kryesore të zgjimit të lodhur në mëngjes është acidi refluks. Nëse vuani nga acidi refluks mund të ndodhë të zgjoheni disa herë brenda natës duke bërë që në mëngjes të ndiheni të lodhur dhe të keni një shije të hidhur në gojë.

-Nëse gjatë natës ju kërcisni dhëmbët, gjendje e njohur me termin bruksizëm, në mëngjes do të ndiheni të lodhur dhe në rastin më të keq do të zgjoheni me dhimbje koke.

Ashtu si bruksizmi, gërhitja gjithashtu mund t’ju shterojë energjitë gjatë natës.

-Konsumimi i alkooolit, i cili mund të nxisë përgjumje, por ekspertët thonë se alkooli mund të prishë ciklet tuaja normale të gjumit.

-Pozicioni i gabuar mund të shkaktojë gjithashtu dhimbje shpine qafe e koke.

-Gjithashtu dhe përdorimi i telefonit, tabletit apo laptopin natën mund të shkaktojë gjithashtu lodhje në mëngjes. Kjo ndodh për shkak të ngjyrës blu që emeton ekrani i celularit apo i pajisjeve të tjera, e cila pengon prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit.