Ballina Shendeti Receta e shëndetit që sfidon të gjitha ilaçet

Receta e shëndetit që sfidon të gjitha ilaçet

Kjo recetë ju ndihmon të shmangni të gjithë llojet e ilaçeve, pasi është jashtëzakonisht shumë e fuqishme dhe me veti të shumta kuruese.

Receta e mëposhtme jo vetëm që forcon sistemin tuaj imunitar, por edhe ju ndihmon të luftoni gripërat e zakonshëm.

Mënyra e përgatitjes është shumë e thjeshtë:

Përbërësit:

1 rrënjë xhenxhefili mesatar

2 limona

500 gr mjaltë

Përgatitja

Lajini limonët dhe copëtojini. Më pas qëroni xhenxhefilin dhe prijeni në feta. Vendosini limonët dhe xhenxhefilin në një kavanoz xhami 1 l dhe shtoni dhe mjaltin, por lini pak hapësirë në majë.

Mbylleni mirë kavanozin dhe lëreni mënjanë për një ditë, në mënyrë që përbërësit të lëshojnë lëngun e tyre. Mund t’a mbani kavanozin në frigorifer 1-2 muaj dhe do të shihni që do të bëhet si masë xhelatinoze.

Përdorimi:

Për të rritur rekomandohet 2 lugë gjelle në ditë dhe 1-2 lugë çaji në ditë për fëmijët. Përdoreni këtë përgatitje fantastike për të forcuar shëndetin dhe shmangur çdo lloj sëmundje.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook