Ballina Kryesore Rikthehet mjekësia popullore, “mikrobet vrasës” alarmojnë shkencën- Bima shëruese ndodhet dhe në...

Rikthehet mjekësia popullore, “mikrobet vrasës” alarmojnë shkencën- Bima shëruese ndodhet dhe në Shqipëri

Përhapja shumë e shpejtë e “mikrobeve vrasës”, të cilët janë rezistentë ndaj pothuajse të gjithë antibiotikëve të zakonshëm, ka rënë një këmbanë alarmi mes shkencëtarëve.

Nën këtë rrezik, mjekësia moderne po kërkon inovacion dhe kura alternative për infeksionet agresive.

Një nga hulumtuesit që po kërkojnë zgjidhje të tjera ndaj terapisë me antibiotikë, Dr. Cassandra Quave. Sipas biologes dhe etnobotanistes, nuk ekziston një ilaç mrekullibërës që zëvendëson antibiotikët, por ka një varietet me mënyra për trajtim.

Për këtë arsye, shkencëtarja 39-vjeçare kalon pjesën më të madhe të kohës në fushat e Shqipërisë, Kosovës, Italisë dhe Amerikës Latine. Atje, ajo mbledh bimë me veti shëruese dhe flet me banorët vendas mbi përdorimin e substancave të bimëve.

LEXO EDHE:  Nuk keni nevojë për stërvitje, mjafton të konsumoni këtë frut

Ajo ka marrë me vete rreth 500 specie të ndryshme në Atlanta, ku po i ekzaminon. Një nga këto bimë është edhe manaferra mesdhetare, rrënjët e së cilës eliminojnë mekanizmin mbrojtës të baktereve, pra aftësinë e tyre për të krijuar një mburojë të quajtur biofilm.

Megjithatë kërkimi mbi bimët mjekësore është ende në hapat e tij të parë. Ndërsa faza pasardhëse parashikon studimet paraklinike, e cila është një nga më të kushtueshmet.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook