Ballina Shendeti Shenjat që tregojnë që jeni super të stresuar, ja çfarë duhet të...

Shenjat që tregojnë që jeni super të stresuar, ja çfarë duhet të bëni

Tashmë dihet se stresi mund të shkatërrojë shëndetin tuaj dhe të krijojë një sërë sëmundjesh të tjera brenda trupit.

Ftohjet dhe viruset gjithashtu janë më të shpeshta tek njerëzit me nivel të lartë stresi.

Nëse po pyesi veten si ta zbuloni se po kaloni një gjendje stresuese, ky artikull ju rendit të gjitha shenjat:

Së pari, do të vini re se nuk keni mjaftueshëm oreks dhe kjo sjell vështirësi në tretje.

1. Rënie e flokëve,
2. Shtim ose rënie nga pesha,
3. Të pasurit vazhdimisht një ndjenjë ankthi dhe boshllëku,
4. Aktivitet i ulët seksual,
5. Pagjumësi,
6. Ndryshim i shpeshtë i humorit,
7. Lodhje fizike/mendore dhe mungesë energjisë,
8. Mungesë durimi.

Ajo që duhet të bëni është të tregoheni më të kujdesshëm me ushqimin, aktivitetin e përditshëm dhe gjendjen tuaj shpirtërore. Ushqehuni mirë, merruni me sport apo hobi dhe kaloni pak kohë me miqtë dhe familjarët tuaj!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook