Ballina Shendeti Shikoni disa nga mënyrat se si mund ta përdorni sodën e bukës

Shikoni disa nga mënyrat se si mund ta përdorni sodën e bukës

Një kuti me sodë buke kushton shumë lirë, duke e bërë kështu njërin prej materialeve më të lira të kuzhinës.

Përveç që mund të përdoret si ilaç pas aksidenteve të vogla, kjo sodë mund të bëhet edhe pjesa juaj e pandashme e pastrimit.

Shikoni disa nga mënyrat se si mund ta përdorni sodën e bukës, përveç për pastrim:

Mund të shërbejë si deodorant natyral

Nëse nuk doni të përdorni deodorante të ndryshme, ju mund të provoni një përzierje të sodës së bukës me ujë. Por, ju mund edhe ta lyeni pjesën poshtë krahëve me një copë sodë buke.

Pickimet e insekteve dhe helmimet

Përsëri një përzierje e ujit dhe kësaj sode do të ju ndihmojë pas pickimeve nga insektet apo helmimeve të ndryshme. Por vendin e pickuar mund ta lyeni edhe pa e përzier me ujë.

Thatësi e stomakut, probleme me lukth dhe ulcerë

Soda e bukës ndihmon duke e neutralizuar acidin në stomak, dhe duke ju ndihmuar kështu të tejkaloni sëmundjet si thartësi të stomakut, problemet me lukth apo ulcerë.

Krem për këmbë dhe lëkurë

Përzieni sodën e bukës me ujë të nxehtë, për të larë këmbët tuaj dhe për ta larguar erën e keqe. Por, edhe një përzierje me ujë të ftohtë, mund të shërbejë si pastë për të lyer lëkurën tuaj të fytyrës apo trupit.

Shampo relaksues

Kjo sodë mund të shërbej edhe si shampo për trupin tuaj. Ajo po ashtu pastron edhe tubin e banjës suaj.

Pastrues dore

Përzierja e sodës me ujë “prodhon” edhe një lloj sapuni për të larë duart .

Largimi i ashklave

Një lugë e sodës në një gotë me ujë, the pastaj lajeni vendin në të cilin ju ka hyrë ashkla dy herë në ditë. Shumica e tyre do të dalin jashtë vetë pas disa dite.

LEXO EDHE:  Shenjat e para të kancerit të fshikëzës urinare, kush janë më të rrezikuarit

Ilaç për djegien nga dielli

Përzieni sodën me ujë të nxehtë mesatarisht, the pastaj hyni në banjo për tu larë. Kur të keni dalë, lëreni lëkurën tuaj të teret vetë, dhe mos e fshini me peshqir, në të kundërt efekti i sodës do të jetë minimal.

Përmirësoni performancën sportive

Tabletat apo dopingu i sodës përdoret sot nga shumë atletë përpara garave të tyre. Shumë sportistë të notit poashtu përdorin tabletë të sodës”>sodës së bukës para garave të tyre.

Pastë për dhëmbë

Një përzierje e sodës me kripën e detit, do të ju shërbejë edhe si pastë për dhëmbë. Vendoseni këtë përzierje në brushën tuaj të dhëmbëve dhe lani dhëmbët tuaj, do të vëreni zbardhim dhe largim të baktereve