Ballina Shendeti Shkencëtarët njoftojnë: Brokoli parandalon dhe kuron kancerin në zorrë

Shkencëtarët njoftojnë: Brokoli parandalon dhe kuron kancerin në zorrë

Një studim i ri, ka treguar se brokoli mund të ndihmojë kundër kancerit në zorrë, duke u kthyer në kurën e duhur për personat që janë diagnostifikuar më këtë sëmundje.

Sipas një studimi të bërë nga Universiteti Kombëtar i Singaporit, brokoli mund të parandalojë dhe madje edhe të kurojë kancerin e zorrëve.

Eksperimentet në minj treguan se brokol,i shkatërron tumoret dhe shkencëtarët shpresojnë se kjo do të jetë shpresëdhënëse për njerëzit.

Brokoli përmban sasi të larta të sulforafan, që redukton rrezikun nga shfaqja e kancerit në zorrë.

Kanceri i zorrëve është një nga sëmundjet më të zakonshme, sidomos në botën e zhvilluar, për shkak të dietave jo të shëndetshme.

Statistikat tregojnë se çdo vit rreth 16.000 njerëz vdesin nga kanceri i zorrëve. Më shumë se 40.000 njerëz diagnostikohen çdo vit, duke e bërë atë formën e katërt më të zakonshme të sëmundjes.

Rreth 110 njerëz diagnostikohen me kancer të zorrëve çdo ditë – një mesatare prej një çdo 15 minuta. Por nëse diagnostikohet në fillim, më shumë se 90 për qind e rasteve mund të trajtohen me sukses.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook