Ballina Shendeti Shkencëtarët vijnë në përfundim, “Truri i njeriut shfaq halucinacione” (FOTO)

Shkencëtarët vijnë në përfundim, “Truri i njeriut shfaq halucinacione” (FOTO)

Halucinacionet shpesh herë janë të shoqëruara me disa çrregullime psikike që rezultojnë nga një proces që përdoret nga truri, dhe i jep botës kuptim në mënyra të ndryshme.

Vizionet dhe tingujt të cilët nuk ekzistojnë, mund të gjenerohen nga truri, e kjo si një parashikim i asaj të cilës e presim të tingëllojë apo ndonjë vizion, kështu duke i plotësuar boshllëqet.

Profesor Paul Fletcher, nga Departamenti i Psikiatrisë në Universitetin e Kembrixhit, tha: “Duke pasur një tru parashikues,  na bënë efikas dhe të aftë në krijimin e një pamje koherente të një bote të paqartë dhe komplekse. Por, ajo gjithashtu do të thotë që ne nuk jemi shumë larg nga të kuptuarit  e gjërave që nuk janë reale, e që është përkufizim i një iluzioni”.

Ekipi i Kambrixhit, së bashku me kolegët nga Universiteti Cardiff, kanë bërë një fotografi eksperimentale, për të parë se nëse njerëzit me tendenca psikike janë më të mirë dhe më të aftë për t’i plotësuar pjesët e humbura në këtë foto.

Në foto janë shfaqur pjesëza bardhë e zi që duket fillimisht si një koleksion i ndonjë linje, por kur të kthehet në ngjyra normale del të jetë diçka tjetër.

Nga eksperimenti që është bërë, kanë rezultuar se njerëzit të cilët kanë shenja më të hershme të psikozës, e kanë gjetur më mirë këtë imazh të plotë dhe shumë më shpejtë, se sa njerëzit pa sëmundje mendore.