Ballina Kryesore Shpresa të reja për diabetikët, shpiket terapia që shëron sëmundjen

Shpresa të reja për diabetikët, shpiket terapia që shëron sëmundjen

Hulumtimet më të reja kanë treguar që trajtimi i shërimit të debatit të tipit 2, ka treguar rezultate të mjaftueshme te të sëmurët nga diabeti të kësaj kategorie.

Kjo është shpresë e re për diabetikët, të cilët parashihet që së shpejti do të mund të jetojnë pa barna. 

Shkencëtarët u morën me hulumtimin e rezistimit të organizmit ndaj insulinës dhe në këtë mënyrë, shpikën terapinë e re për shërimin e diabetit të tipit 2.

Në të vërtetë, ata kanë aplikuar tashmë metodën ekzistuese të “djegies së tumoreve në zorrë”, por e kanë modifikuar për këtë sëmundje.

Terapia përbëhet nga kalimin e një gypi të hollë, në majë të të cilit është një balonë e vogël, nëpër gojë, ezofag dhe lukth deri te zorra dymbëdhjetëgishtore.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Kryeministri Rama jep një lajm të mirë për të gjithë të sëmurët me diabet, nuk mungojnë as batutat për Erion Braçen dhe...

Kur arrin në vendin e influencës së kanalit të pankreasit në zorrën dymbëdhjetëgishtore, atëherë në të lehtësisht lëshohet uji i ngrohtë. Balona mbështetet në mukozë e cila në atë mënyrë “djeg”, ndërkaq kjo mundëson krijimin e qelizave të shëndetshme.

Procesi i këtillë i regjenerimit të qelizave është i rëndësishëm, sepse qelizat e reja janë të afta që në mënyrë adekuate të përpunojnë glukozën, sepse nuk janë rezistuese ndaj insulinës, ndërkaq vetvetiu bie niveli i sheqerit në gjak.

Terapia mund të përsëritet, prandaj shanset për krijimin e qelizave të reja janë shumë më të mëdha./Telegrafi.

f

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook