Ballina Magazine Si të dalloni peshkun e freskët

Si të dalloni peshkun e freskët

Peshku duhet të jetë i freskët dhe është një nevojë e panegociueshme për çdo konsumator.

Cilësia e një ushqimi siç është peshku ka nevojë për konfirmim të dyfishtë – në dyqan e në shtëpi përpara se ta gatuani.

A e dini se çfarë arome apo çfarë paraqitje duhe ttë ketë peshku cilësor? Cilat janë karakteristikat që duhet të merrni parasysh përpara se ta blini atë?

AgroWeb.org ju vjen në ndihmë me një udhërrëfyes për blerjen e peshkut më të freskët dhe shmangien e surprizave të pakëndshme.

Aroma

Kur të afroheni tek zona e peshkut duhet të ndieni aromën e detit, kripës dhe jodit. Kjo është aroma e freskisë.

Mendoni çfarë mund të ndodhë në kuzhinën tuaj nëse dyshemeja është e mbushur me peshk dhe mbetjet e tij. Pas disa ditësh, aroma është e papërballueshme.

Në dyqanet e peshkut duhet të tregoni kujdes me  gocat e detit që kur nuk janë të freskëta kanë aromën e amoniakut.

Verzat e peshkut të freskët kanë ngjyrën e kuqe të ndezur dhe kanë aromën e kripës së detit. Me kalimin e ditëve verzat marrin nuancën e verdhë dhe aroma bëhet më e fortë.

Paraqitja

Peshku i freskët shkëlqen. Është kaq e thjeshtë! Sa më i freskët të jetë peshku aq më e pastër dhe shkëlqyese duket lëkura e tij.

Pasi kanë shkrirë, peshqit humbasin shkëlqimin e tyre. Ngjyra e peshkut nuk është e qëndrueshme.

Kur peshku është  i freskët, lëkura e tij është e ylbertë me nuanca të të gjelbrës që anojnë nga bluja dhe reflektojnë dritën. Sytë e peshqve janë gjithashtu tregues freskie.

Sytë e plotë, të qartë, të fryrë dheme bebe të zezë janë tregues të freskisë.

Sytë e zvogëluar, të topitur dhe me bebe me ngjyrë gri tregojnë se peshkut i ka kaluar koha e freskisë. Tuli dhe guacka e gocave të detit duhet të jenë të puthitura me njëra tjetrën dhe pa njolla të errëta

LEXO EDHE:  Njihuni me tre mënyrat se si të dalloni nëse orizi është plastik ose jo

Prekja

Ndoshta e keni të vështirë ta prekni, por peshku i freskët nuk qëndron dot në dorë sepse ka tendencën të rrëshqasë. Shikojini duart e shitësit me kujdes, bashkë me mënyrën si qëndron peshku në to.

Peshku duhet të jetë mjaftueshëm i ngurtë dhe i tendosur për të qëndruar horizontalisht.

Mishi i peshkut të freskët nuk shkëputet lehtë nga pjesa kurrizore. E njëjta gjë vlen edhe për gocat e detit  por jo për kallamarët apo oktapodin .

Tregoni kujdes

– për sasi të mëdha akulli që përdoren për të ruajtur ngurtësinë e peshkut

– për ofertat speciale që tingëllojnë shumë të bukura për të qenë të vërteta. Zakonisht, peshqtë e freskët nuk janë kurrë në ofertë.

– për të brendshmet e peshkut: janë gjithashtu tregues të saktë të freskisë. Këto organe ndihmojnë që të kuptoni nëse produkti i blerë është rritur në rezervuar ose peshkuar në det.

Peshqit e rezervuarit ngordhin urie një ditë përpara se të kapen në mënyrë që mëlçia e tyre të jetë e pastër.

Nëse gjatë gatimit peshku lëshon një sasi domethënëse lëngjesh atëherë është i freskët. Nëse mbetet i thatë dhe pa shije, është tejpjekur ose është shkrirë nga akulli.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook