Ballina Shendeti Si të ndërtojmë vetëbesimin

Si të ndërtojmë vetëbesimin

Cdo dite miliona njerëz tentojnë të bëhen më të sigurtë duke kërkuar suksesin, pushtetin, pasurinë dhe popullaritetin, por përfundojne duke mos bëre asnjë progres ne këte fushe dhe duke u ndjerë po njësoj.

Për të ndërtuar vetëbesimin thuhet se duhet të mendosh pozitivisht për veten dhe gjërat që të rrethojnë, por njerez qe i ndjekin këto këshilla shpesh përfundojnë duke e ndjerë veten akoma më keq.

Arsyeja pse shumica e njerëzve dështojnë në qëllimin për të fituar vetëbesimin është se ata tentojnë ta bëjnë këtë nëpërmjet një rruge të gabuar, kur në fakt ka vetëm një rrugë të saktë për ta bërë këtë.

Rruga e gabuar për të ndërtuar vetëbesimin

Eshte e pamundur te ndertosh vetbesimin nepermjet fames, popullaritetit, numrit te shokeve apo sasise se parave qe ti mbledh, sepse gjithmone ka njerez qe do te mendojne se ti nuk je dhe aq i mire, qe nuk do ti llogarisin arritjet e tua, por do tia dedikojne ato koincidences dhe rastesise, dhe nuk do ti vene ndonje peshe te madhe.

Si nje person qe vuan nga depresioni i cili sheh vetem ngjarjet negative dhe nuk ve re ato pozitive, ashtu dhe nje person qe ka besime te paverteta per vlerat e tij personale nuk do ti veje re arritjet e tij qe mund te vertetojne gabueshmerine e besimeve te tij fallco.

Psh kur nje djale apo nje vajze qe besojne se nuk jane terheqes merr nje buzeqeshje nga nje person i seksit te kundert, atehere ata do tia atribuojne kete buzeqeshje thjesht miresjelljes dhe miresise se personit tjeter dhe jo anes se tyre joshese.

Shkurt, te kesh qellime te larta dhe ti arrish ato nuk do te te beje kurre ta ndjesh veten me me vetebesim.

Nga ana tjeter dikush qe beson se ka shume vlera, do te kujtoje vetem ngjarjet qe mbeshtesin besimet qe ai ka per veten dhe nuk do te perfille asnje evidence tjeter.

Kjo eshte arsyeja pse njerezit me vetebesim asnjehere nuk e ndjejne veten keq pas nje refuzimi, sepse ata e harrojne shpejt ate dhe nuk e llogarisin, ndersa njerezit pa vetebesim do ta shikojne kete refuzim si nje ngjarje me shume qe verteton besimet e tyre mbi vleren e paket personale.

Rruga e duhur për të ndërtuar vetëbesimin

Vetëbesimi nuk është asgjë më shumë se sasia e besimeve që ti ke për vlerat dhe aftësitë e tua.

Këto besime janë formuar si rezultat i eksperiencave të mëparshme.  Ja nje shembull që e qarteson këtë. Kur ke filluar të luash futboll apo nje sport tjetër në fillim je ndjerë i frikësuar dhe ke dyshuar në aftë site e tua për ta luajtur lojën, por pasi ke bërë progres me stërvitje dhe eksperiencë ti ke fituar besimin në aftë site e tua për ta luajtur atë sport.

Pra nëse ti beson dhe mendon se je inkompetent, budalla, jotërheqes, jointeresant atëherë dije që këto besime ti i ke marrë nga situatat që ke kaluar në eksperiencat e mëparshme.

Por me shumë rëndësi është se asnjë njeri nuk ka lindur me besime fallco, nuk ka gene përgjegjës per mungesën e vetëbesimit dhe cdo njëri mund ti eleminojë besimet fallco që ka dhe të ndërtojë vetëbesimin.