Ballina Kryesore Studimi jep alarmin, ja nga çfarë rrezikohen personat e vetmuar

Studimi jep alarmin, ja nga çfarë rrezikohen personat e vetmuar

Hulumtimet e reja kanë zbuluar se vetmia mund t’ua dyfishojë njerëzve rrezikun për të vdekur nga sëmundjet e zemrës.

Sipas një studimi të prezantuar në Dublin, ndjenjat e vetmisë janë parashikues të fortë të vdekjes së parakohshme.

Ekipi i hulumtuesve danezë ka zbuluar se vetmia është e ndërlidhur me një rrezik të dyfishuar të vdekjes te gratë, dhe një rrezik pothuajse të dyfishuar te meshkujt.

Autorët e studimit kanë thënë se ditëve të sotme vetmia është më e zakonshme se asnjëherë më parë, ku vazhdimisht është në rritje numri i njerëzve që jetojnë vetëm.

Studimi gjithashtu ka zbuluar se personat që ndihen të vetmuar janë deri në trefish më të prirë të raportojnë për simptoma të ankthit dhe depresionit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook