Ballina Shendeti Studimi: Personat që postojnë foto nga palestrat kanë probleme me personalitetin e...

Studimi: Personat që postojnë foto nga palestrat kanë probleme me personalitetin e tyre

Ato persona që hedhin video dhe foto të ndryshme duke ushtruar ose treguar trupin kanë probleme psikologjike dhe vetëvlersim shumë të ulët. Ky përfundim ka dalë nga një prej studimeve më të fundit të Universitetit të Brunel-it në Londër.

Studiuesit thonë se njerëzit që priren të postojnë këto foto dhe video janë tepër narcistë. Qëllimi i tyre kryesor është vetëm mburrja dhe që të arrihej tek këto përfundime janë studiuar rreth 555 përdorues të rrjetit social “Facebook”.

“Narcistët postojnë shpesh mbi arritjet e tyre. Kjo gjë motivohet nga nevoja e tyre për vëmendje dhe vlerësim nga komuniteti i Facebook-ut.”- thuhet në studim. Por, numri i madh i pëlqimeve, nuk do të thotë patjetër se çdo njeri i pëlqen këto ‘postime plot mburrje’. Doktoresha Tara Marshal thotë: “Rezultatet tona tregojnë se këto postime marrin më shumë pëlqime, por kjo nuk ndodh sepse miqtë i pëlqejnë vërtet ato. Ata thjesht mundohen të tregohen të sjellshëm, por në fshehtësi i urrejnë ato.”