Ballina Shendeti Studimi/ Sa më shumë fruta dhe perime të hani aq më gjatë...

Studimi/ Sa më shumë fruta dhe perime të hani aq më gjatë do të jetoni, ja çfarë duhet të hani

SHPËRNDAJE

Sa më shumë perime dhe fruta në tryezë, aq më shumë ndihmoni në ruajtjen e shëndetit të plotë të familjes suaj.

Një gjethe spinaq në sandwich, disa kokrra bizele në supën e drekës dhe sallata jeshile në vaktin e darkës, janë ingredientët kryesorë për jetë të shëndetëshme.

Studimi se sa ndihmojnë frutat dhe perimet në zgjatjen e jetës suaj  është realizuar nga një grup shkencëtarësh Britanik, të cilët dolën në përfundimin se konsumimi i tyre jo vetëm të zgjat jetën, por ul mundësinë e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri.  Dieta më e shëndetëshme për ju, sipas studimit të kolegjit Imperial të Londrës, është kombinimi i ushqimeve të zakonshme të 2 milionë personave, referuar analizës së 95 studimeve të kryera.

Fakti që çdo vit mund të evitohen 7,8 milion vdekje të parakohshme në të gjithë botën me ngrënien e 10 porcione frutash/perimesh, është bërë tashmë rekomandimi bazë për një jetë të shëndetshme.

Kush janë frutat dhe perimet që ndihmojnë të jetosh më shumë?

Edhe pse të gjitha perimet dhe frutat e shportës suaj kanë vlerat e tyre ushqyese, disa prej tyre kanë më shumë përfitime se të tjerat. Për të eleminuar riskun e prekjes nga kanceri shkencëtarët kanë sugjeruar një menu e cila përfshin:

  1. Perime me ngjyrë  jeshile si spinaqi, bishtajoret dhe specat
  2. Perime si karota, lakër, lule lakër, brokoli, lakër brukseli

Ndërsa për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve cerebrale ata rekomandojnë të konsumohet :

  1. Molla dhe dardha
  2. Frutat si:  porokalli, limoni dhe shega

Si dhe sallatrat e ndryshme dhe perimet e jeshilta të përmendura më sipër.

Sa të “zgjatet” jeta?

Në studimin e kryer nga shkencëtarët e kolegjit Britanik të Londrës u llogarit gjithashtu dhe rreziku i vdekjes së parakohshme për shkak të mos konsumimit të dietës. Krahasuar me ata të cilët nuk hanë asnjë frut dhe perime në ditë dolën në përfundimet se:

  1. Konsumimi i 200gr fruta/perime (rreth 2.5 porcione) në ditë ul rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve  kardiovaskulare me 13%
  2. Konsumimi i 800gr fruta/perime ( 10 porcione) në ditë ul rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve me 28%
  3. Konsumimi i 200gr fruta/perime në ditë ul rrezikun e zhvillimit të  kancerit me 4%
  4. Konsumimi i 200gr fruta/perime në ditë ul rrezikun e vdekjeve të parakohshme me 15%
  5. Konsumimi i 800gr fruta/perime në ditë ul rrezikun e sëmundjeve me 15%

 Sa më shumë fruta/perime aq  më mirë

Të dhënat e fundit tregojnë që frutat dhe perimet ulin ndjeshëm nivelin e kolesterolit, presionin e gjakut, ruajnë shëndetin e arterieve dhe sistemin tonë imunitar”, thotë Dagfinn Aune, një prej shkencëtarëve të studimit.

Kjo mund të jetë shkak i ushqyesve që ata kanë, pohon Anue. Ato përmbajnë shumë antioksidantë që ulin rrezikun e dëmtimit të ADN-së duke çuar kështu në uljen e rrezikut të kancerit. Dhe ngrënia në sasi të vogla të frutave dhe perimeve sërish ndikon në një masë sado të vogël në shëndetin tonë.

Por studiesit e këtij kërkimi nuk i kanë dhënë përgjigje pyetjes: “Nëse hamë më shumë se 10 porcione në ditë çfarë ndodh?”

Shumë persona e kanë të vështirë të hanë 5 porcione në ditë (400gr) fruta/perime që rekomandon Organizata Botërore e Shëndetit(OBSH). Për ata që kanë vështirësi, Sarah Tolule, e Fondacionit “Fondi Botëror i Kërkimit të Kancerit”, rekomandon të fillohet duke shtuar çdo ditë një porcion të frutave/perimeve në mesditë.

E gjitha është në dorën tuaj, ndryshojeni dhe zbukurojeni jetën në mënyrë të shëndetshme dhe krejt natyrale.

Comments

comments