Ballina Magazine Studimi tronditës: Gratë që pijnë duhan lindin fëmijë të shurdhër

Studimi tronditës: Gratë që pijnë duhan lindin fëmijë të shurdhër

Mënyra e jetesës së çdo gruaje, ndikon drejtpërdrejt edhe në shëndetin e pasardhësve.

Menjëherë pasi mësojnë se në jetë do të vijë një fëmijë, të gjitha çiftet ëndërrojnë një fëmije të shëndetshëm, por kjo fatkeqësisht nuk ndodh gjithmonë.

Shumë studime kanë vërtetuar se mënyra e jetesës së nënës, ndikon seriozisht në shëndetin e të voglit dhe së fundmi është zbuluar se një nga shkaktarët që dëmton dëgjimin e foshnjave, është konsumimi i duhanit gjatë shtatzënisë.

Shkencëtarët, kanë arritur në përfundimin se fëmijët që janë të ekspozuar ndaj tymit të duhanit që barkun e nënës, kanë dy herë më shumë gjasa që të lindin të shurdhër ose të zhvillojnë në vitet e para të jetës probleme të dëgjimit.

Në studim u përfshinë 51 mijë fëmijëve 3-vjeçar për një periudhë kohore 7 vjeçare. Pas analizimit të të dhënave shkencëtarët arritën në përfundim se nënat që kishin konsumuar duhan gjatë shtatzënisë rrezikuan me 30% që ti shkaktonin fëmijës probleme të dëgjimit.

Risku bëhej dhe më i lartë nëse fëmija ishte i ekspozuar ndaj tymit të duhanit dhe gjatë 3 muajve të parë, konkretisht me 56%.

Duke marrë shkas nga studimet e fundit dhe rrezikut që u kanoset shëndetit të fëmijëve, disa shoqata kanë kërkuar nga shteti, që të ndërhyje me disa ligje në mënyrë që të mbrojë fëmijët gjatë shtatzënisë ndaj sjelljes së dëmshme të nënës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook