Ballina Magazine Tre shenjat paralajmëruese të infarktit që duhet t’i dini

Tre shenjat paralajmëruese të infarktit që duhet t’i dini

Simptomat e sulmit në zemër mund të shfaqen papritmas dhe nëse nuk i dini ato, mund të mendoni se bëhet fjalë për diçka tjetër.

Çrregullimet koronare të zemrës në një formë ose tjetër, mund të rrisin rrezikun që të pësoni arrest kardiak.

Më poshtë i gjeni shenjat paralajmëruese emergjente, që trgojnë se jeni në prag që të pësoni infarkt.

Mosrehati në gjoks

Kjo mund të jetë vetëm një ndjenjë e vogël e mosrehatisë në zonën ku ndodhet zemra. Është ndjenjë sikur para teshtimës, ose ndjenjë e një dhimbjeje të përgjithshme.

“Te shumica e sulmeve në zemër përfshihet ndjenja e mosrehatisë në qendër të gjoksit e cila zgjat për pak minuta dhe rikthehet përsëri”, ka thënë mjeku i zemrës.

Mosrehati në gjithë pjesën e epërme të trupit

Një shenjë tjetër se dikush po pëson infarkt është dhimbja e përgjithshme, që tregon se diçka nuk është në rregull me pjesën e epërme të trupit.

Simptomat mund të përfshijnë dhimbje dhe mos rehati në njërën dorë ose tjetrën, shpinë, qafë, stomak dhe nofull.

Frymëmarrje të shkurtra

Pamundësia për t’u mbushur me frymë, shenjë kjo e cila tregon se personi është në prag të sulmit në zemër.

Kjo mund të paraqitet me, ose pa rehati në zonën e gjoksit dhe me djersë të ftohta, që mund t’ju mbulojnë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook