Ballina Shendeti VIDEO/ “Tërhiqni lëkurën e njërës dorë”, një test i thjeshtë që zbulon...

VIDEO/ “Tërhiqni lëkurën e njërës dorë”, një test i thjeshtë që zbulon shumë për shëndetin tuaj

Trupi ka nevojë për hidratim të vazhdueshëm. Dehidratimi ndodh atëherë kur trupi juaj humbet më shumë lëngje seç merrni.

Kur përmbajtja normale e ujit të trupit reduktohet, ajo shkakton çekuilibrim të mineraleve (kripërave dhe sheqerit) në trup.

Dehidratimi i shkakton trupit disa probleme të brendshme e të jashtme, të cilat manifestohen me simptoma të qarta, shkruan “shëndeti”.

Në videon e mëposhtme mund të gjeni një test të thjeshtë që tregon nëse po vuani nga dehidratimi.

Tërhiqni lëkurën e njërës dorë, mbajeni për 3 sekonda dhe më pas e lëshoni. Nëse lëkura nuk është elastike, do të thotë se jeni të dehidratuar dhe duhet të konsumoni menjëherë ujë.

LEXO EDHE:  Maska e duhur për të larguar yndyrën nga lëkura juaj

Nëse nuk është mjaftueshëm e butë, lëkura humbet elasticitetin dhe bëhet më e thatë.

Disa nga shenjat e tjera që paralajmërojnë se jeni të dehidratuar janë: tharje dhe erë e keqe nga goja, shikimi i turbullt, dhimbja e muskujve, luhatjet e humorit, ngjyra e errët e urinës etj.

This simple test will let you know if you’re dehydrated!

This simple test will let you know if you’re dehydrated!

Posted by Daily Mail on 12.05.2018

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook