Ballina Shendeti Vuani nga diabeti, ja disa mënyra natyrale më efektive se ilaçet

Vuani nga diabeti, ja disa mënyra natyrale më efektive se ilaçet

Një studim i ri tregon se dieta ushqimore dhe stërvitja rregullisht mund të jenë më efikase se ilaçet për mbajtjen nën kontroll të diabetit të tipit 2.

Pacientët që bëhen pjesë e programeve për rënien në peshë, kanë më pak nevojë për ilaçe dhe priren të kenë nivele më normale të sheqerit në gjak.

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Glasgow në Skoci monitoruan 1500 pacientë që vuanin nga diabeti i tipit 2, të cilët merrnin mësime për mënyrën e jetesës nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit, krahasuar me pacientët që nuk ishin pjesë e këtyre kurseve. Ata iu nënshtruan gjithashtu aktiviteteve të tjera fizike për të rënë në peshë.

Autorja kryesore e studimit, dr. Jennifer Logue, nga Universiteti Glasgow, tregon: “Ky është studimi i parë real në botë që tregon se programet e menaxhimit të mënyrës së jetesës dhe peshës mund të kenë një efekt afatgjatë të dobishëm“.

LEXO EDHE:  Dieta sipas formës së trupit, çfarë ushqimesh duhet të hani për të ruajtur peshën normale

Një studim tjetër i publikuar muajin e kaluar zbuloi se një dietë 3-mujore e pasur me supëra dhe lëngje nuk ndihmon vetëm në mbajtjen nën kontroll të diabetit të tipit 2, por edhe në trajtimin e tij.

Ndërsa studimi i fundi, tregon se një dietë më e arritshme mund të kontrollojë të paktën diabetin, shpesh edhe më mirë se ilaçet.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook