Ballina Magazine Zbulojeni tani! Kush jeton më gjatë; ata që flenë herët apo ata...

Zbulojeni tani! Kush jeton më gjatë; ata që flenë herët apo ata që qëndrojnë zgjuar deri vonë

Ata që flenë vonë, mund të paguajnë një ‘çmim’ kur është fjala për shëndetin dhe jetëgjatësinë e tyre.

Personat të cilët qëndrojnë zgjuar deri vonë dhe kanë probleme të zgjohen në mëngjes, kanë 10% shanse më të larta të rrezikut për të vdekur më herët, sesa ata që flenë dhe zgjohen herët.

Ekspertët tregojnë, se është e rëndësishme që personat të cilët qëndrojnë zgjuar deri vonë, ta kuptojnë se shprehitë e tyre të gjumi mund të kenë pasoja serioze shëndetësore, dhe ka shumë gjëra që iu ndihmojnë atyre t’i largojnë këto shprehi.

Ndër tjerash, ata që qëndrojnë zgjuar deri vonë janë dyfish më të prirë të vuajnë nga çrregullimet psikologjike, 30% më të rrezikuar nga diabeti, 25% më të rrezikuar nga problemet neurologjike, 23% më të rrezikuar nga çrregullimet gastrointestinale dhe 22% më të rrezikuar nga sëmundjet respiratore. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook