“Deri në fund të 2021 ‘Shengeni Ballkanik’ do të jetë realitet”. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me presidentin Alensadër Vuçiç dhe kryeministrin Zoran Zaev. Kreu i qeverisë shqiptare tha se tre liderët kanë rënë dakord që të takohen sërish në Ohër.

Teksa u ndal tek nisma për ‘Shengeni Ballkanik’, Rama tha se gjithçka që do bëhet për implementimin e këtij projekti është në të mirë të së ardhmes europiane.

Nga samiti për ‘Minishengenin Ballkanik’në Novi Sad, kryeministri Rama dha mesazhin e qartë se: Historia na ka lënë mbrapa.