Një sherr masiv ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Basel të Zvicrës, si pasojë katër persona janë dërguar në spital.

Konflikti ka ndodhur në një qendër banimi. Policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar 7 persona që ishin pjesë e sherrit.

Prokuroria Publike e Baselstadt-it bën të ditur se konflikti në mes të personave në fjalë ka ndodhur pak para orës 1 të pas mesnatës së djeshme.

Tre persona me shtetësi zvicerane, dy me shtetësi kosovare, një me shtetësi shqiptare dhe një tjetër, me shtetësi serbe janë përfshirë në konflikt.

Bëhet e ditur se të gjithë këto persona janë të moshave mes 21 dhe 32 vjeç.

Në njoftimin e policisë nisur nga rrethanat e përshkruara të ngjarjes, nuk përjashtohet mundësia që të gjithë ose shumica e të përfshirëve të jenë shqiptarë etnikë por me përkatësi të ndryshme shtetërore, gjegjësisht nga: Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Serbia.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook