Një sherr mes dy të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Mëzez, ku dy të rinj përkatësisht E.M 29 vjeç dhe Sh.S 32 vjeç, janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta. 

Nga deklarata e policisë në lidhje me ngjarjen bëhet me dije se dy të rinjtë kanë përfunduar në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.   

“Më datë 24.12.2018, rreth orës 20:30, në zonën e Fushë-Mëzezit si pasojë e një konflikti të çastit shtetasit E. M., 29 vjeç dhe Sh. S., 32 vjeç, kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta.

Të dy këta shtetas ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale”, ka njoftuar policia në lidhje me ngjarjen e ndodhur.