Një sherr mes dy nxënësish në një gjimnaz në Gjirokastër ka përfunduar me plagosjen rëndë me thikë të njërit prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur në oborrin e gjimnazit “Siri Shapllo”.

Njoftohemi se në urgjencën e spitalit Gjirokastër është paraqitur për të marë mjekim shtetasi I.F, nxënës në Gjimnazin “Siri Shapllo”, i cili është konfliktuar në oborrin e shkollës me shtetasin A.D, (nxënës i kësaj shkolle)” informon policia. 

Shtetasi A.D ka goditur me një mjet prerës thikë në kraharor shtetasin I.F, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. 

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilët shoqëruan autorin në ambjentet Komisariatit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook