Dy vëllezër nga Durrësi kanë rënë në prangat e policisë pasi në gjendje të dehur janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri tjetrin me thikë dhe me sende të forta.

Sipas policisë janë arrestuar shtetasit: Hajdar Gila, 20-vjeç dhe vëllai i tij Ernest Gila, 28-vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 13 të qytetit bregdetar. Mësohet se të dy vëllezërit i kanë shkaktuar lëndime të lehta njëri tjetrit.

Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

• Hajdar Gila 20 vjeç, banues në Durrës;

•Ernest Gila 28 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasit e mësipërm, vëllezër me njëri-tjetrin, në lagjen Nr.13, Durrës, në banesë, në gjendje të dehur dhe për motive të dobëta janë konfliktuar.

Në konflikt e sipër janë goditur me sende të forta dhe thikë , ku kanë marrë plagë të lehta në trup.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar në nenin 130/a të Kodit Penal.”