ëse deri sot i keni përdorur vetëm në sallatë apo në lëngun e ngrohtë të mëngjesit (që zakonisht përdoret për dobësim), duhet të njiheni edhe me ca receta të tjera.

Biskota me limon

Përbërësit për 25 biskota
120 gr sheqer
100 gr gjalpë
1 vezë
25 ml lëng limoni
Lëkurën e grirë të një limoni
270 gr miell
1 lugë fryrës për ëmbëlsira

Përgatitja:

Në një enë, bëni bashkë të gjithë përbërësit, punojini mirë derisa të përftoni një masë brumi. Bëni me të forma të vogla dhe piqini në temperaturë mesatare për pak minuta.

 

Krem limoni (lemoncurd)

Përbërësit:
3 limona
220 gr sheqer
3 vezë
100 gr gjalpë
2 të verdha
30 gr miell
misri

Përgatitja:

Grini lëkurën e një limoni dhe shtrydhni të tjerët. Në një enë bashkoni gjalpin e shkrirë me sheqerin. Rrihni vezët. Vendosim enën me lëngun e limonit, gjalpin dhe sheqerin në zjarr mesatar. E përziejmë vazhdimisht. Shtojmë lëkurën e limonit dhe vazhdojmë përziejmë derisa të përftojmë një masë kremoze. Kremi është gati. Nëse doni që të mos ketë fare kokrriza, mund ta kulloni. Mund ta ruani në frigorifer për disa ditë në një enë qelqi, të mbuluar. Nëse doni ta ruani për gjatë vendoseni në ngrirje.

 

Makarona të freskëta me limon

Brumi i makaronave përgatitet me limon ndërsa shoqëruesen, salcën pra, mund ta zgjidhni ju. Mund të jetë fare e thjeshtë, me vaj ulliri, majdanoz e spec djegës e hudhra, ose me karkaleca apo peshk salmon! Meqenëse është e diel, zgjidhni një nga variantet e fundit.

LEXO EDHE:  Receta e ditës/ Makarona me mish të grirë, në furrë

Përbërësit e brumit për 4-5 persona:
400 gr miell
2 vezë
Lëngun e dy
limonëve dhe lëkurën
e njërit prej tyre
Pak kripë

Përgatitja:

Bashkojini përbërësit deri sa të përftoni një masë të ngjeshur brumi. Lëreni të pushojë për 30 minuta. Hapni petën dhe jepuni formën që dëshironi, më e thjeshta është ajo e taliateleve. Zgjidhni salcën që doni. Shkojnë shumë mirë me salcë të bardhë, pana, karkaleca e pak lëkurë limoni të grirë.