Recetë me bazë mishin e derrit e që marinohet me lëngun e limonit.

Mund të jetë një pjatë e mirë edhe për fëmijët.

Përbërësit:
  • 600 gr shpatull derri
  • 2 thelpi hudhër
  • 3 kokërr limon
  • 1 degë rozmarinë
  • 15 gr kripë
  • 1 gr piper 
 
1. Priteni në copa mishin e derrit. Qëroni dhe grini imët hudhrën. Grini hollë cipat e jashtme të limonëve dhe pastaj shtrydhini për të marrë lëngun. Copëtoni degën e rozmarinës.
 
2. Vërini përbërësit në një tas, piperosini, mbulojini me celofan dhe lërini të marinohen në një vend të freskët për 1 orë.
 
3. Kullojini copat e mishit dhe futini nëpër shkopinjtë e shishqebapit. Rreshtojini mbi një grilë të ngrohur mirë qysh më parë për rreth 15 min. Rrotullojini dhe kriposini gjatë pjekjes.
 Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook