Pas shkarkimit të kryeprokurorit të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj nga Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka ardhur dhe reagimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Ambasadori Lu në reagimin e tij tha se ky është një moment ku Shqipëria duhet të demostrojë se hetimet me profil të lartë publik mund të ecin përpara pa ndërhyrje politike.

Ky është një moment me rëndësi që Shqipëria të demonstrojë se hetimet me profil të lartë publik mund të ecin përpara pa ndërhyrje politike. Prokurorja e Përgjithshme thotë se ka emëruar Znj. Prela në mënyrë që çështjet me përparësi të përfundohen në mënyrë më të shpejtë dhe më të efektshme. Jemi gati të mbështesim një prokurori që ka vullnetin dhe aftësinë të punojë për këto çështje të rëndësishme të krimit dhe korrupsionit në mënyrë të efektshme dhe pa vonesa”, tha ambasadori Lu.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook