Sandër Lleshaj, ministri i Brendshëm ka reaguar pas shkarkimit nga detyra të drejtorit të Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj.

Vendimi u mor nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në mbledhjen e sotme, pas përplasjes që ndodhi mes policisë dhe disa banoreve tek ‘Petro Nini’.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Lleshaj shkruan se ky ishte reagimi i duhur dhe se policia nuk mjafton të jetë ligjërisht në rregull.

“Vendimi i kreut të Policisë së Shtetit për lirimin nga detyra të drejtuesit të Policisë së Tiranës është reagimi i duhur. Nuk mjafton që Policia të jetë ligjërisht në rregull. Prej saj kërkohet më shumë. Ajo duhet të jetë dhe me mendje e zemër në lartësinë që e kërkon ndjeshmëria dhe interesi i publikut. Jo si sot, tek rruga e shkollës “Petro Nini”! shkruan Lleshaj.