Kryeministri Rama ka firmosur shkarkimin e Drejtorit teknik të Burgjeve, Arjan Hoxha dhe kreun e Hipotekës, Arjan Bylykbashi.

Pas shkarkimit, deputeti i PS-së në detyrë, Arben Çuku është emëruar Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, ndërsa në krye të Hipotekës emërohet Blerina Doraci.

Dy drejtorët teknikë ishin të propozuar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, në bazë të marrëveshjes së 18 majit, me kryeministrin Rama.

Kujtojmë që pak ditë më parë kryeministri Rama u shpreh se pret që ministrat dhe drejtorët teknikë të PD-së të largohen vetë.