12 persona, shqiptarë e italianë, janë vënë në pranga ditën e sotme gjatë operacionit anti-drogë të koduar “Autobusi i fundit”.

Operacioni u ndërmor nga karabinierët e Firences në Itali.

Të arrestuarit akuzohen për trafikimin e mbi 5200 kg marijuane dhe 19 kg kokaine nga Europa Lindore drejt Italisë.

Droga trafikohej me anë të autobusëve të linjës së një shoqërie transporti me qëndër në Milano e transportohej nga Holanda e Belgjika, duke mbërritur më pas në Milano ku shpërndahej në territorin e rajonit të Lombardisë, Toskanës.

Lënda narkotike fshihej në një vend të modifikuar enkas në pjesët e poshtme të shkallëve të autobusit.

Mediat italiane shkruajnë se truri i kësaj organizate ishte një shqiptar me banim në qytetin Prato.

Një nga të arrestuarit rezulton i lidhur më mafian kalabreze Ndrangheta.

Kokaina që mbërrinte në Itali përmes Holandës vinte nga Amerika e Jugut.