ITALI

Karabinierët në Bassano në Itali kanë arritur të shkatërrojnë një bandë shqiptare në fushën e grabitjeve.

Tre shtetas shqiptarë u arrestuan në natën mes 4 dhe 5 korrikut në Pero të Milanos. Të prangosur kanë përfunduar shtetasit Emanuel Macaj, 31 vjeç, Gentian Kurtulla, 26 vjeç dhe Xhovan Bela, 23 vjeç, që të gjithë me precedentë të shumta në vendin fqinj.

Hetimet kanë nisur që kur qytetarët në zonë kishin filluar të ankohen se shtëpitë e tyre po grabiteshin. Karabinierët e kanë ndjekur makinën e hajduëve në rrugë të thella dhe zona të rrezikshme. Të akuzuarit udhëtonin me një automjet të vjedhur.