Autoritetet Angleze kanë fundosur bandën kriminale, pjestarë të së cilës ishin dhe 3 shetas shqiptarë, të cilët përmes 80 udhëtimeve ilegale me aeroplan në Belgjikë, Greqi dhe Shqipëri transportuan 7 milionë sterlina që vinin me burime nga aktiviteti i paligjshëm. 

Lajmi për dënimin e tre shtetasve shqiptarë ka bë bujë dhe në mediat britanike të cilat theksojnë se ky grup kryesohej nga dy vëllezërit shqiptarë Gjelosh dhe Jak Kolicaj.   

Sipas mediave angleze, dy vëllezërit Gjelosh Kolicaj dhe Jak Kolicaj, luanin rolin e korrierit të parave të cilët i transportonin deri në aeroport, ndërsa prisnin deri sa të përfundonin procedurat e Check-in. Ky grup kishte rekrutuar shumë korrierë nga Rumania, të cilët pasi futeshin në grupin në fjalë merrnin detyrat për të transportuar paratë nga Anglia në Shqipëri, Belgjikë dhe në Greqi. 

Sasia e parave fshihej nga ky grup në valixhe me shtresa të dyfishta si strategji për t’i shpëtuar identifikimit të tyre gjatë transportit. 

Drejtësia e shtetit anglez dënoi Jak Kolicaj me 8 vite burg, Gjelosh Kolicaj 6 vite burg dhe shqiptari tjetër, Faton Syberi me 2 vite e 5 muaj burg.